Shperndahen Cmimet ne Panairin e Librit, Helena Kadare'Autorja e Vitit'

 Në përfundim të Panairit të 14-të të Librit, që po zhillohet në Pallatin e Kongreseve, janë shpërndarë edhe çmimet e vitit. Çmimin e autorit të vitit e mori Helena Kadare, me librin “Kohë e pamjaftueshme”, ndërkohë që çmimin e përkthyesit më të mirë të vitit e mori, Shpëtim Çuçka, me librin “Historia e së bukurës”, të Umberto Ecos. Ndërkohë që çmimi special i jurisë iu dha Muhamed Ademit dhe çmimi për librin më të mirë për fëmijë, e mori shtëpia botuese “Albas, me revistën e saj “Grupsat”.  Çmimi i stendës më të mirë iu dha shtëpisë botuese Pegi. Pas shpërndarjes së çmimeve, fjalën e mori Helena Kadare, fituese e çmimit “Autorja e Vitit”. Gjatë fjalës së saj ajo falenderoi jurinë për çmimin dhe shprehu emocionin për nderimin që iu bë. Ajo deklaroi se pas 15-vitesh punë, arriti më së fundmi që të botojë librin e saj, dhe shprehu gëzimin që pas 10-vjetësh po ritakohet me lexuesit.

Jep Ndihmen Tende Kliko Ketu